UASHINGTON/PEKIN, 18 mars /ATSH-DPA/- Rruga diplomatike për arritjen e zgjidhjes së konfliktit ruso-ukrainas sot u karakterizua nga një telefonatë e gjatë, gati dy orë, mes presidentit amerikan Biden dhe presidentit kinez Xi.
Situata aktuale në marrëdhëniet Kinë-SHBA është drejtpërdrejt për shkak të faktit se disa njerëz në SHBA nuk kanë zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga ne të dy”, tha Xi në gjatë bisedes me Biden.
“SHBA ka keqinterpretuar dhe keqvlerësuar synimet strategjike të Kinës”, shtoi Xi duke nënvizuar se ”të dy vendet kanë dallime në të kaluarën dhe në të tashmen dhe do të ketë edhe në të ardhmen”, shtoi Xi.
”Çelësi është t’i menaxhosh ato sepse një marrëdhënie kino-amerikane është e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja palët”, shtoi
“Një konflikt nuk është në interesin e askujt”, i tha më vonë presidenti kinez homologut të tij amerikan. /os/













