Ballina Flash

​Kancelari austriak: Bashkë me Gjermaninë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në BE

PRISHTINË, 18 mars /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kancelarin austriak Karl Nehammer.

Pas takimit në kryeministri, Kurti tha se është biseduar “për situatën e re politike dhe nevojën për kujdes te shtuar në ketë pjesë të Evropës, rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe Bashkim Evropian”.

Kurti tha nga kancelari austriak ka kërkuar që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kurti shtoi se vizita e kancelarit austriakut vjen në një kohë të tensionuar për botën demokratike.

Ai e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë dhe ndihmën e dhënë për Kosovën gjatë luftës së fundit.

Kancelari austriak Karl Nehammer tha se Kosova duhet të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që Austria të jetë urë lidhëse e Kosovës me Bashkimin Evropian, do të jetë e rëndësishme që ta përfshijmë edhe Gjermaninë sepse dhe ata janë miq të Kosovës dhe ta përshpejtojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, shpresojmë t’ia dalim sepse Ballkani është pikë gjeostrategjike e gjeopolitike e rëndësishme për Austrinë”, tha ai.

Ai tha se Austria është aleat i madh i Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: Ukraina dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër
Artikulli tjetërCelibashi letër falenderimi Nanos për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor