Ballina Aktualitet

Meta pret ambasadorin e Vietnamit

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot ambasadorin e Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri (rezident në Athinë), Le Hong Troung, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi ambasadorit Le Hong Troung suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve në fushat me interes reciprok, në kontekstin e ri të zhvillimeve në të dy vendet dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në botë.

Kreu i Shtetit vendosi theksin në më shumë përpjekje, në të ardhmen, për përmirësimin e kuadrit ligjor reciprok në dobi të forcimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe nxitjes e shkëmbimeve në fushën e turizmit.

“Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në atë të OKB-së, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë, mbetet një fushë e rëndësishme me dobi për të dy vendet tona”, nënvizoi Presidenti Meta.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurimi i shtëpisë-muze të shkrimtarit Sterjo Spasse, frut i bashkëpunimit me Shkupin
Artikulli tjetërAgalliu: Masat e qeverisë nuk ndihmojnë konsumatorin shqiptar