VERSAJË, 10 mars /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të propozojë një tavan të përkohshëm për çmimin e energjisë pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Von der Leyen tha se ajo kishte një urdhër për të paraqitur opsione për masa emergjente deri në fund të marsit që përfshinin tavane të përkohshëm të çmimeve me qëllim të kufizimit të “efekteve ngjitëse” midis çmimit të gazit dhe çmimit të energjisë elektrike.
Komisioni njoftoi gjithashtu plane për të paraqitur opsione për të përmirësuar dizajnin e tregut të energjisë elektrike me synimin për të reduktuar emetimet e CO2 deri në maj.
“Ne jemi shumë të varur nga lëndët djegëse fosile dhe gazi rus në veçanti”, tha von der Leyen, duke shtuar se nevojitet një kalim te furnizuesit e tjerë, së bashku me rritjen e pjesës së energjisë së rinovueshme.//a.i/













