Ballina Bota

VERSAJË – Tusk: Çdo lëshim ndaj Rusisë do të përdoret kundër nesh

VERSAJË, 10 mars /ATSH-DPA/- Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, është shprehur kundër çdo forme lëshimi ndaj Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund sulmit të saj ndaj Ukrainës.

“Çdo dobësi e jona, çdo lëshim do të përdoret kundër nesh”, tha Tusk.

“Sa më të ashpra të jenë sanksionet, aq më i madh është solidariteti ynë me Ukrainën, aq më i madh është shansi për të shmangur skenarin e rastit më të keq, që është lufta në territorin tonë”, shtoi ai.

Duke folur përpara një samiti të liderëve të BE-së, presidenti i Partisë Popullore Evropiane tha se “zbutja” e Evropës ndaj Rusisë gjatë dekadës së fundit ishte “ndoshta gabimi më i madh gjeopolitik”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Policia të ndalë dhunën ndaj qytetarëve, protesta e drejtë
Artikulli tjetërIbrahimaj: Shqipëria, me inflacionin më të ulët në rajon