TIRANË, 9 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre.
Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, dhe Nicod Chantal.
Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Qeverinë e Zvicrës për zbatimin e projektit për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP).
Kryetarja e Kuvendit shprehu vlerësimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi, i cili, me ndihmën edhe të partnerëve të vlerësuar të Kuvendit, OSBE-së dhe Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, do të vijojë të kontribuojë për fuqizimin e shërbimeve parlamentare, për të mbështetur rolin e Kuvendit në sistemin politik, konsolidimin e demokracisë dhe edukimin qytetar. /j.p/













