Ballina Flash

Zgjedhjet e pjesshme vendore, vijon numërimi në Durrës e Shkodër

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Në bashkitë e Durrësit dhe të Shkodrës, ku dje u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, po vijon ende numërimi i votave.

Në bashkinë e Durrësit, deri tani janë numëruar 315 qendra votimi nga 337 në total, ku kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako me 36 443 vota ose 58.15 % të votave.

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka ka marrë në total 18 678 vota ose 29.81 % të votave dhe ai i PD-së, Luan Hoti ka marrë 7546 vota ose 12.04 % të votave.

Në bashkinë e Shkodrës janë numëruar deri tani 212 qendra votimi, nga 250 qendra në total.

Deri tani kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia me 17 580 vota, ose 44.26%.

Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni ka marrë 15 812 vota ose 39.81 % dhe kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 6330 vota ose 15.94%.

/m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKandidati i PS-së, Rahim Spahiu fiton bashkinë Dibër
Artikulli tjetërBraho: 1 milion doza vaksine “Pfizer” brenda këtij viti