TIRANË, 7 mars/ATSH/ Në bashkitë e Durrësit dhe të Shkodrës, ku dje u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, po vijon ende numërimi i votave.
Në bashkinë e Durrësit, deri tani janë numëruar 315 qendra votimi nga 337 në total, ku kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako me 36 443 vota ose 58.15 % të votave.
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka ka marrë në total 18 678 vota ose 29.81 % të votave dhe ai i PD-së, Luan Hoti ka marrë 7546 vota ose 12.04 % të votave.
Në bashkinë e Shkodrës janë numëruar deri tani 212 qendra votimi, nga 250 qendra në total.
Deri tani kryeson kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia me 17 580 vota, ose 44.26%.
Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni ka marrë 15 812 vota ose 39.81 % dhe kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 6330 vota ose 15.94%.
/m.m//a.a/
