Ballina Aktualitet

Nikolla takohet me mësues të gjimnazit “Sinan Tafaj”

TIRANË, 7 mars/ATSH – I. Vata/ Me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me mësues të gjimnazit  “Sinan Tafaj” në Tiranë.

Në këtë shkollë Nikolla ka shërbyer si drejtuese e parë, prej themelimit të saj.

Drejtoresha e shkollës, Mira Kotobelli, i uroi Kryetares Lindita Nikolla mirëseardhjen në shkollën e saj.

Kryetarja e Kuvendit bashkëbisedoi me ish-kolege e kolegë mbi arritjet, nevojat e sfidat bashkëkohore të arsimit shqiptar, shprehu vlerësimet e saj për arritjet e shkollës dhe perspektivat e zhvillimit të saj.

“Kam ikur me kokën pas, jam çdo ditë mes jush dhe ndjek me vëmendje arritjet e shkollës sonë. Ju përgëzoj që me përkushtimin tuaj keni ndërtuar një gjimnaz cilësor, një qendër komunitare, që promovon vlerat demokratike e qytetarinë”, theksoi Nikolla.

Mësueset dhe mësuesit falenderuan kryetaren Nikolla për vëmendjen e kujdesin për progresin e shkollës së tyre dhe u angazhuan ta mbajnë gjithmonë gjimnazin “Sinan Tafaj” një shkollë cilësore.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Anonymous” sulmon faqet e medieve ruse dhe transmeton pamje nga lufta në Ukrainë
Artikulli tjetërKosova do të pranojë 5 000 refugjatë ukrainas