TIRANË, 6 mars/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ndoqi nga afër sot procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër.
Në një prononcim për mediet pas vizitës në një qendër votimit, Zingraf vlerësoi procesin për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve.
“Unë mendoj se të gjitha zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, jo për mua, por për gjithë Shqipërinë. Jam kureshtar të shoh si është atmosfera e këtyre zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mire e tyre”, u shpreh Zingraf ndërsa shtoi se ardhja e tij në Shkodër është rastësi.
Vizitën në Shkodër ambasadori gjerman nuk e lidh me një ngjarje të caktuar.
“Unë vi herë pas here me shumë dëshirë në Shkodër, përfitova të takoj edhe njerëz që kisha kohë që s’i kisha parë, nuk është se ka patur një shkak të veçantë ardhja në Shkodër. Ishte një ardhje e rastësishme”, tha ai.
Zingraf nuk komentoi pjesëmarrësit në proces, por tha se se kush voton, për kë, është çështje e elektoratit.
“Nuk dua të komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë, është çështje e elektoratit”, u shpreh Zingraf.
Zingraf u shpreh për zgjedhjet aktuale nuk ka pasur referime për shitblerje votash.












