Ballina Flash

Manastirliu: Transformohet qendra shëndetësore në Trevallzër, Vlorë

TIRANË, 5 mars/ATSH/Qendra e re shëndetësore në Trevallzër, Vlorë është një tjetër shembull i transformimit të kujdesit shëndetësor parësor në zemër të komunitetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot pamje si ishte dhe si është transformuar kjo qendër shëndetësore.

“Qendra shëndetësore Trevllazër në Vlorë është një tjetër shembull i transformimit të kujdesit shëndetësor parësor në zemër të komunitet”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore dhe poliklinikat qendrore në vendin tonë tashmë janë transformuar me kushte bashkëkohore dhe me standarde të denja për qytetarët duke iu ofruar atyre shërbime më të specializuara mjekësore.

Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rindërtoi 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës. Për vitin 2022 janë planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira.

 

/k.s//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – G7 përsërit dënimin ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës
Artikulli tjetërKrifca: Mbështetje fermerëve të prodhimit të grurit për të kapërcyer çdo sfidë