BRUKSEL, 3 mars /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Rusisë që të lejojë kalimin e sigurt të ndihmave humanitare në Ukrainë dhe të lejojë njerëzit të largohen nga vendi i shkatërruar nga lufta.
Von der Leyen bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare për të garantuar kalimin e sigurt të ndihmave në Ukrainë dhe largimin e njerëzve nga vendi.
“Ndihma e nevojshme duhet të mbërrijë në Ukrainë,” shkroi von der Leyen në Twitter gjatë një vizite në Sllovaki. //a.i/













