Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Do kujdesemi që të mos ketë mungesë për grurin

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Në vijim të përshkallëzimit të konfliktit Ukrainë-Rusi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Ibrahimaj u shpreh se në këtë takim u diskutua mbi rreziqet e mundshme, me të cilat mund të përballet ekonomia shqiptare.

“Nga vlerësimet e deritanishme të faktorëve makroekonomik, tregtar, financiar, bankar, si dhe nga kontaktet me bizneset dhe bankat, nuk konstatohen rreziqe të shtuara, për shkak të ekspozimit të ulët që ka ekonomia shqiptare ndaj vendeve në konflikt”, tha Ibrahimaj.

“Do të vijojmë monitorimin e kujdesshëm të situatës, për të parandaluar dhe minimizuar çdo efekt negativ, që mund të prek sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Ibrahimaj.

Gjithashtu, shtoi ajo, “do të kujdesemi që të mos ketë mungesë oferte në treg për grurin dhe nënproduktet e tij”.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKim: Solidaritet të plotë me Ukrainën, për t’i mbajtur udhëheqësit rusë përgjegjës
Artikulli tjetërBRUKSEL – Eurodeputetët bëjnë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë