Ballina Bota

BRUKSEL – Von der Leyen: Kemi mbyllur rubinetin financiar të Putinit

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Për Evropën ky është momenti i së vërtetës, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Parlamentin Evropian.

“Bashkimi ynë po tregon unitet dhe kjo gjë më bën krenare. Me shpejtësi të rrufeshme, Bashkimi Evropian ka miratuar tre valë sanksionesh të rënda kundër sistemit financiar rus, industrive të tij të teknologjisë së lartë dhe elitës së tij të korruptuar”, deklaroi Von der Leyen për situatën në Ukrainë.

“Ne po shkëputim bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT. Ne gjithashtu kemi ndaluar transaksionet e Bankës Qendrore Ruse. Këto masa do të mbyllin rubinetin në luftën e Putinit”, shpjegoi ajo./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Draghi: Putin nënvleftësoi rolin e Evropës
Artikulli tjetërBERLIN – Scholz rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën