RIGË, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Vendi anëtar i BE-së dhe NATO-s, Letonia, po dërgon më shumë ndihma ushtarake dhe humanitare në Ukrainë, e cila është nën sulmin e Rusisë.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Artis Pabriks, 30 kamionë me helmeta, ushqim, pajisje mjekësore dhe ilaçe, si dhe fasha me garzë dhe doreza për një përdorim do të dërgohen në Ukrainë.
“Gjithashtu do të dorëzohet një ngarkesë e madhe municionesh”, shkroi ai në Twitter.
Letonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, më herët ka dorëzuar raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë. //a.i/





















