TIRANË, 27 shkurt /ATSH /-Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon në ditën e tij të katërt, kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua Parlamentit gjerman, Bundestagut, lidhur me vendimin e qeverisë për të furnizuar drejtpërdrejt me armë trupat ukrainase, sipas DW.
“Ne duhet të mbështesim Ukrainën në një kohë kur ajo ka më shumë nevojë”, tha Scholz në një seancë speciale të Bundestagut.
“Nuk kishte asnjë përgjigje tjetër të mundshme ndaj agresionit të Putinit”, shtoi ai, duke iu referuar lëshimit të armëve gjermane në Ukrainë.
“Ishte Putini ai që zgjodhi këtë luftë, jo populli rus, kështu që ne duhet të jemi të qartë se kjo është lufta e Putinit”, tha kancelari Scholz.
Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua ligjvënësve gjermanë lidhur me ndryshimin e politikës së qeverisë për furnizimin e Ukrainës me armë. Scholz shtoi se 100 miliardë euro nga buxheti gjerman do të sigurohen për shpenzimet e mbrojtjes. //a.i/






















