Ballina Bota

FOKUS – Zelensky akuzon Rusinë për gjenocid

KIEV, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për gjenocid për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si gjenocid”, shkroi ai në Twitter.

”Për më tepër, Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shtoi ai.

Më herët, Zelensky kishte biseduar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzon vendin fqinj për kryerjen e një krimi masiv rusëve në Ukrainën Lindore, pavarësisht mungesës së provave.

“E ashtuquajtura bota e qytetëruar preferon të injorojë gjenocidin e kryer nga Kievi në Donbass”, kishte thënë ai së fundmi.

”Katër milionë njerëz u preken”, tha ai.

Zelensky gjithashtu po përgatit ukrainasti për beteja te gjata kundër trupave ruse.

“Ne do të luftojmë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin. Armiku nuk ka asnjë shans në këtë luftë popullore”, thekson ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElon Musk aktivizon shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë
Artikulli tjetërFOKUS – Çfarë është SWIFT-i dhe pse ka rëndësi?