Ballina Bota

RUSI – Qindra të arrestuar pas protestave kundër luftës në Ukrainë

MOSKË, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Policia ruse arrestoi të paktën 560 persona në protestat kundër luftës në Ukrainë, në 26 qytete, tha grupi i të drejtave civile OVD-Info në një raport të përditësuar sot.

”Avokatët e organizatës ishin në gjendje të ofronin ndihmë ligjore për disa prej të arrestuarve”, tha grupi.

Në shumë raste, të arrestuarit u gjobitën ose u ndaluan.

Tmerri mbi sulmin e vendit të tyre në Ukrainë ka shtyrë shumë njerëz në Rusi të dalin në rrugë në protestë.

Më shumë se 1 700 persona që protestonin kundër luftës ishin arrestuar të enjten, ditën e parë të luftimeve.

Në Gjeorgji, dhjetëra mijëra njerëz protestuan të premten në mbrëmje.

Në atë që media lokale tha se ishte një nga tubimet më të mëdha në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej disa kohësh, demonstruesit shprehën pakënaqësinë e tyre me qeverinë gjeorgjiane, e cila ka refuzuar t’i bashkohet vendeve të tjera në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Vetë Gjeorgjia pësoi një disfatë ushtarake nga Rusia në vitin 2008 në një luftë të shkurtër mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime në rrjetin e ndriçimit në autostradën Tiranë-Durrës
Artikulli tjetërKëshillimi Kombëtar, Rama: Përfshijmë qytetarët në vendimmarrje