TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu krenarinë që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në familjen gjuhëve indoevropiane.
“E ndryshme nga të gjitha gjuhët dhe e vetmja gjuhë moderne, përfaqësuese e një dege të veçantë të gjuhëve indo-evropiane, mbetet e pakrahasueshme me asnjë gjuhë tjetër në botë”, thuhet në njoftimin e MEPJ-së.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare që shënohet më 21 shkurt është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, në përkujtim të protestave të studentëve të Universitetit Dhaka, me origjinë nga Bengali, të cilët u konfrontuan me policinë pakistaneze, për të mbrojtur gjuhën bengaleze si gjuhën e tyre zyrtare.
/m.m/a.a/r.e/













