Ballina Flash

Zbulohet asteroidi i parë me tri hëna

ROMË, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Është zbuluar sistemi i parë i vëzhguar ndonjëherë i përbërë nga një asteroid dhe tri hëna.

Asteroidi, i quajtur 130 Elektra, u zbulua në vitin 1873, por vetëm me kalimin e viteve u bë e mundur të shiheshin tre satelitët që rrotulloheshin rreth tij.

Lajmi, i publikuar në ”The Astrophysical Journal Letters” nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Astronomike të Tajlandës, u bë i mundur falë përdorimit të teknikave të reja që kanë ”pastruar” imazhet e marra me Teleskopin e Observatorit Evropian Jugor (ESO).

Nuk është një gjë e re që një asteroid të udhëtojë së bashku me ”shokë” më të vegjël, por është jashtëzakonisht e rrallë t’i dallosh ata. Nga më shumë se 1,1 milionë asteroidë të njohur, vetëm rreth 150 janë parë që të kenë hëna./ /ajor/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Të gjitha kauzat tona janë vërtetuar
Artikulli tjetërGJERMANI – Lufthansa pezullon fluturimet drejt Kievit