TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Në ligatinat e qarkut Shkodër sipas Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë janë regjistruar 32, 570 individë, në një rritje prej më shumë se 9, 000 individë se në 2021.
Në ligatinat e Qarkut Shkodër ekspertët e AOS, punonjës të AdZM Shkodër si dhe pjesëmarrës të organizatave mjedisore APAWA dhe Well Point, kryen numërimin dhe regjistrimin e shpendëve në 28 stacione numërimi, përgjatë dy ditëve 15 dhe 16 janar.
Sipas censusit, të ndarë sipas zonave në rezervatin natyror të menaxhuar Liqeni i Shkodrës ka 29, 341 individë, peizazhi ujor tokësor i mbrojtur lumi Buna- Velipojë ka 1, 581 individë dhe Liqeni Vau Dejës 1, 648 individë.
Liqeni i Shkodrës strehon numrin më të madh të individëve, të shpendëve ujorë në Shqipëri.
Numri më i lartë i individëve të shpendëve në Shqipëri është regjistruar në RNM Liqeni i Shkodrës.
E veçanta e këtij viti i mbetet regjistrimi i Rosës mandarinë ( Aix galericulata), një specie shumë e rrallë për ujërat tona, e cila është parë në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
/k.s/





















