TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike publikoi sot një video ku u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA, kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon PD.
“Non grata” kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon logon e PD. “Non grata” është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli, aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shumë bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku”, theksoi PD.
“Siç e ka bërë vetë të qartë “non grata”, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. “Non grata” do t’i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtëpisë së Ilirit”, shtoi PD.
“Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri-tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre. Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, theksoi PD.
/j.p/r.e/






















