Ballina Flash

“NEWBORN”, pamje e re për 14-vjetorin e Pavarësisë

TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në kryeqytetin kosovar, ka sot një pamje të re në kuadër të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Çdo 17 Shkurt Monumenti NEWBORN tradicionalisht ia përçon një mesazh gjithë botës nga Kosova në Ditën e Pavarësisë së saj, duke e ndryshuar pamjen e ndonjëherë edhe formën.

NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.

Krijuesi i “NEWBORN” Fisnik Ismaili shprehet se vit mesazhi që përcillet përmes pamjes së re të ”NEWBORN”, pasqyron suksesin e grave të Kosovës dhe të gjitha grave që s’janë më, si shkak i dhunës në familje.

Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë, ndërkohë që çdo vit ai ka ndryshuar pamje. Të parët që nënshkruan në të ishin ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe ish-kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi mblidhet sot në seancë plenare
Artikulli tjetërGjiknuri: Qeveria Scholz e fokusuar maksimalisht tek zgjerimi i BE