Ballina Aktualitet

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

TIRANË, 17 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të shqyrtojë sot projektvendimin për listën e dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve, si dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në rendin e ditës, Kuvendi ka të përfshirë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Po ashtu, Kuvendi sot do të shqyrtojë projektvendimin për listën e dytë në bllok të kandidatëve të KLGJ-KLP nga trupa e pedagogëve.

Në seancë do shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për zgjedhjen e 6 anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLINALE – “Alcarras” nga Carla Simon fiton ”Ariun e artë”
Artikulli tjetër“NEWBORN”, pamje e re për 14-vjetorin e Pavarësisë