Ballina Ekonomi

ARRSH: Ortek në Qafë Thore, po punohet për hapjen e rrugës

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot mbi situatën e rrugëve në kushtet e reshjeve me intesitet të ulët, që kanë përshkuar vendin.

ARRSH siguroi se grupet e punës me mjete dhe punëtorë janë në çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normal.

“Në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau i Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës, të cilat janë pastruar nga kontraktori i murëmbajtjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku dhe po punohet për hapjen e këtij segmenti.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakREPORTAZH – Shpresa e ukrainasve ngjyroset verdheblu në Ditën e Bashkimit
Artikulli tjetërIsabelle Huppert merr çmimin e karrierës ”Ariu i artë”