Ballina Ekonomi

Rritet sigurimi vullnetar për pronat

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se, primet e sigurimit vullnetar gjatë vitit 2021 arritën rreth 7,390 milionë lekë, 23 % më shumë se në vitin 2020.

Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 23.04 % krahasuar me vitin 2020.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë vitit 2021, patën rritje me 22.73 % kundrejt vitit 2020.

Në portofolat e “pronës, përgjegjësive, garancive”, të cilat gjatë vitit 2021 siguruan mbi 3,440 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë “zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë” me rreth 59.56 %, të pasuara nga sigurimi i “përgjegjësisë së përgjithshme” me 30.76 % të totalit.

Në portofolin sigurimi nga “zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë vitit 2021, vihet re një rritje prej 32.73 % e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.88 % e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2020.

Të ardhurat nga sigurimet e “aksidenteve dhe shëndetit”, gjatë vitit 2021, arritën në rreth 1,215 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.68 % në krahasim me vitin 2020.

Primet nga sigurimet e Jetës, gjatë vitit 2021, arritën rreth 1,430 milionë lekë, ose 22.74 % më shumë se një vit më parë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Qytetarët amerikanë të largohen tani nga Ukraina
Artikulli tjetërFerma me arrorë në Kolonjë, model për fermerët