Ballina Bota

MOSKË – Ja pse Putin dhe Macron qëndruan kaq larg!

PARIS, 11 shkurt /ATSH-ANSA/ – Tavolina e gjatë që ndau të hënën e kaluar presidentët Putin dhe Macron në Kremlin, gjatë takimit për krizën ukrainase, ishte një zgjidhje e detyrueshme mes dy liderëve, pas refuzimit të presidentit francez për t’iu nënshtruar një tamponi molekular.

Kështu bëjnë të ditur burime të ndryshme gazetareske, të pranishme në kryeqytetin rus,  në këtë takim.

Elysee konfirmoi se kishin qenë problemet kohore që kishin detyruar këshilltarët që t’i sugjeronin Macron të hiqte dorë nga opsioni “më pak distancim” që do të kishte qenë i mundur nëse ai do të kishte bërë tamponin molekular, menjëherë pas mbërritjes.

Megjithatë, asnjë koment nuk u bë nga burimet gazetareske, veçanërisht britanike, sipas të cilave tamponi do të ishte refuzuar nga francezët, në mënyrë që ”ADN-ja e presidentit të mos përfundonte në duart e rusëve”.

”Presidenti bëri atë që duhej bërë gjithmonë kur ai udhëton”, tha Elysee.

”Presidenti francez ka mjekë që përcaktojnë rregullat e protokolleve shëndetësore”, shtoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak328 mjekë dhe 1222 infermierë u punësuan gjatë 2021
Artikulli tjetërPista e parë e garave në Shqipëri, nis puna për infrastrukturën lidhëse