Ballina Aktualitet

Zingraf: Zgjatja e Vetingut, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf përshëndeti sot votimin në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

“Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Zingraf nëpërmjet një reagimi.

“Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për Reformën në Drejtësi dhe shtetin ligjor”, theksoi ai.

“Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Zingraf.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAKAR – BE 150 miliardë euro investime në Afrikë
Artikulli tjetërSHBA: Zgjatja e Vetingut, hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët