Ballina Aktualitet

SHBA: Zgjatja e Vetingut, hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndeti sot votimin në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut.

“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të Vetingut në Parlament”, thuhet në një deklaratë për mediet.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian”, thuhet në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nga ana e saj, theksoi se amendamenti me mbështetje dërrmuese.

“Amendamenti për zgjatjen e Vetingut kishte nevojë për 94 nga 140 vota. Kaloi me mbështetje dërrmuese: 118 pro, 0 kundër, 4 abstenime”, u shpreh Kim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZingraf: Zgjatja e Vetingut, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
Artikulli tjetërRregullatori miraton procedurën e shortit për renditjen në fletën e votimit të 6 marsit