Ballina Ekonomi

Inflacioni në nivelin 3.7 % në janar

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit janar.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar është 3,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 0,4 %. Ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin janar krahasuar me dhjetorin e 2021-shit është 1,3 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,35 %, pasuar nga grupi “transporti” me 0,48 %. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,38 %. Çmimet e grupeve “argëtim dhe kulturë” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0,12 % secili. Çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar me 0,10 %. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me 0,09 %. Çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me 0,06 %. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me 0,05 %. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,01 %.

Krahasuar me muajin janar 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transporti” me 9 %, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %,
Ndërsa krahasuar me muajin dhjetor 2021, çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,3 %,

Rritja e çmimeve të mallrave të konsumit është vërejtur prej disa muajsh edhe në vendet e tjera, të nxitura nga zhbalancimet e kërkesë ofertës që erdhi nga pandemia dhe shtrenjtimin e ndjeshëm të energjisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu në drejtësi, KPK ka shkarkuar 182 prokurorë e gjyqtarë
Artikulli tjetërÇështjen ukrainase mund ta sensibilizosh edhe kështu