Ballina Flash

SHBA sekuestron 3,6 miliardë dollarë Bitcoin

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan 3,6 miliardë dollarë Bitcoin të vjedhura në vitin 2016 gjatë sulmit të hakerëve në Bitfinex.

Ky është sekuestrimi më i madh i aseteve kripto nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Autoritetet amerikane arrestuan një çift, Ilya Lichtenstein dhe Heather Morgan, të cilët donin të pastronin rreth 120 000 Bitcoin të vjedhura gjatë sulmit të hakerëve në platformën Bitfinex në 2016.

Bitcoin-et e vjedhura u transferuan në portofolin elektronik të Lihtenshtejnit.

Për Departamentin e Drejtësisë kjo është një sekuestro rekord.

“Kriptomonedhat nuk janë një strehë për kriminelët”, thonë autoritetet amerikane, duke shpjeguar se përpjekja për të pastruar Bitcoin nuk funksionoi pavarësisht se çifti kishte krijuar një “labirint transaksionesh me kriptomonedha”.

Bitfinex fillimisht kishte ofruar një shpërblim prej qindra miliona dollarësh për këdo që ofronte informacion për të rikuperuar Bitcoins.

Është e paqartë nëse shpërblimi ka luajtur ndonjë rol në zbulimin e kësaj grabitjeje./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLP dhe IDM nisin zbatimin e projektit për rritjen e besimit të qytetarëve
Artikulli tjetër“Traffic Town”, këndi i parë edukativ për fëmijët mbi sigurinë rrugore, Rama: Të shtrihet nga veriu në jug