Ballina Bota

COVID-19 – Erdogan rezulton pozitiv

ANKARA, 5 shkurt /ATSH-AA/- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus.

Këtë informacion Erdogan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtar në Twitter, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan.

“Unë dhe bashkëshortja ime sot patëm simptoma të buta, për çka bëmë testin e COVID-19 dhe rezultoi se jemi pozitiv. Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë. Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia. Presim lutjet tuaja”, ka shkruar Erdogan./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInaugurohet shkolla e rikonstruktuar “Ahmet Zogu” në Kamëz
Artikulli tjetërAUSTRI – Ligji për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 hyn zyrtarisht në fuqi