Ballina Aktualitet

Meta: Republika Çeke, mbështetje në procesin e integrimit evropian

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Presidenti Ilir Meta priti sot ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi ambasadorin e ri për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se angazhimi i ambasadorit Urban do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, veçanërisht në fushat ekonomike e tregtare, në turizëm, arsim e kulturë.

Presidenti Meta e falënderoi ambasadorin e ri të Çekisë për mbështetjen e vendit të tij ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe për angazhimin dhe ndihmën në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Edhe Gjermania drejt heqjes së kufizimeve?
Artikulli tjetërFOKUS – Macron: Presidenca? Pas kapërcimit të pandemisë dhe krizës ukrainase