TIRANË, 2 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Takimi u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, ku në fokus ishin çështjet kyçe mjedisore.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave, u takuam sot me ministren Mirela Kumbaro, për të diskutuar mbi disa nga çështjet kyçe mjedisore për Shqipërinë si partneri ynë në përpjekjet globale për të ndaluar humbjen e biodiversitetit dhe për të kufizuar përdorimin e plastikës. Ne mund ta arrijmë këtë vetëm së bashku. Ne gjithashtu kërkuam informacion mbi ndryshimet e fundit në zonat e mbrojtura. Mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër janë prioritetet kryesore për BE-në dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Këto janë kushtet thelbësore për të garantuar sigurinë e jetës në dhe për të ndihmuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik”, shprehet ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
/a.a/r.e/













