Ballina Bota

KIEV – Zelensky: Ukraina i rezistoi virusit të panikut

KIEV, 1 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qytetarët dhe sipërmarrësit nuk iu nënshtruan virusit të  panikut dhe, falë kësaj, ekonomia e vendit po stabilizohet, deklaroi në parlament presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski .

”Qytetarët dhe sipërmarrësit mbetën të bashkuar në sfondin e lajmeve për një luftë të mundshme me Rusinë dhe nuk iu nënshtruan panikut”, shtoi ai.

“Ekonomia jonë po stabilizohet, gjithçka është nën kontroll. Sistemi financiar është më i mirë”, deklaroi  Zelensky duke shtuar se tregjet financiare ndërkombëtare për bonot e Ukrainës prej një jave po reagojnë pozitivisht.

Ditët e fundit Zelensky kishte kritikuar alarmet e SHBA për një pushtim rus të supozuar të afërt të Ukrainës duke paralajmëruar se kjo rrezikonte të krijonte “panik” në mesin e popullsisë për të dëmtuar ekonominë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi: Ambiente moderne në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë
Artikulli tjetërRama: Ndryshim rrënjësor në DRTRR-në e Beratit