Ballina Flash

Bashkia Gjirokastër depoziton kripë në rrugët e kalldrëmta

TIRANË, 26 janar /ATSH-I. Vata/ Bashkia e Gjirokastrës ka marrë masat për qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve, duke depozituar kripë në rrugët e shtruara me kalldrëm.

Në këto ditë me temperaturat të ulëta të motit, bashkia Gjirokastër po ndërhyn për evitimin e problematikave që shkaktojnë për qarkullimin ngricat dhe akulli në rrugë.

Sipas bashkisë në qytet dhe njësitë administrative, punohet për depozitimin e kripës në rrugët e brendshme dhe sigurimin e normalitetit për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Prioritet i kushtohet lagjeve karakteristike ku ngricat në rrugët e kalldrëmta vështirësojnë lëvizjen.

Bashkia apelon që banorët të tregohen të kujdesshëm në evitimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore në këto ditë me temperatura të ulëta të stinës.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësim dhe integrim social për qytetarët me skemë ekonomike
Artikulli tjetërTemperatura nën zero gradë, Balluku: Nuk ka probleme me qarkullimin rrugor