TIRANË, 25 janar /ATSH-I. Vata/ Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Industrisë ka vlerësuar Postën Shqiptare me “Çmimin e Sakrificës”.
Lajmin e ka bërë të ditur Administratori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati i cili thekson se ky çmim i atribuohet punës dhe kontributit të të gjithë stafit.
“Ky çmim i atribuohet punës së palodhur dhe kontributit të të gjithë stafit të Postës Shqiptare, i cili gjatë periudhës së vështirë të pandemisë nuk e ndali për asnjë ditë të vetme shërbimin ndaj qytetarëve. Krenarë për peshën strategjike të Postës Shqiptare në ekonominë vendase dhe rolin vital të saj në periudhë krizash”, tha Bushati.
/a.a/r.e/























