Ballina Flash

Pista e skive në Dardhë, destinacioni turistik i dimrit

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga pista e skive në fshatin Dardhë të Korçës.

Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj.

Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.

Reshjet e shumta të dëborës dhe pistat natyrore të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive.

Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

Në këtë pistë skish organizohen edhe kampionate skish dhe gara ndërkombëtare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 7 mijë procedura kardiokirurgjikale falas në 2021
Artikulli tjetërFOKUS – Covid-19 dëme të konsiderueshme ekonomike në Gjermani