Ballina Flash

Dëbora krijon panoramë surreale në Drilon

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Një pamje përrallore të ofron në këto ditë dimri Driloni në Pogradec, i mbuluar nga ‘velloja’ e bardhë e dëborës.

Driloni, një nga mrekullitë që natyra ka krijuar buzë liqenit të Ohrit, të magjeps me bukurinë e tij në çdo stinë.

Driloni, ku gjatë tri stinëve të tjera të vitit mund të shëtitësh, vozitësh me varkë dhe të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur, sot ofron një pamje mbresëlënëse. Degët e pemëve janë varur nga dëbora, ndërsa varkat janë ankoruar buzë liqenit.

Bashkia e Pogradecit ndau sot disa fotografi për të shijuar magjinë e qytetit dhe pamjet përrallore të ”Drilonit” në dëborë edhe nga ata që nuk ndodhen aty në këto ditë të ftohta dimri.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQafështama nën dëborë “fton” të apasionuarit e ngjitjes në mal
Artikulli tjetërSipërmarrjet në sektorin rural me rritjen më të lartë në 4 qarqe