Ballina Flash

Foka mesdhetare, specia e rrallë në parkun detar Karaburun-Sazan

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Foka mesdhetare, e njohur me emrin shkencor Monachus monachus, është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare. Prania e saj u kap në kamera në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri, ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjensitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Nafta pa taksa vijon për peshkimin, së shpejti nis edhe në bujqësi
Artikulli tjetërDiabeti, format dhe parandalimi