Ballina Ekonomi

Bonot e thesarit, norma e interesit u rrit në 1.59%

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me një normë interesi mesatar prej 1.59 %, nga 1.57 % që ishte ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në ankand u emetua e gjithë vlera e parashikuar prej 9.2 miliardë lekësh, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura ishte 10 miliardë lekë.

Ekspertët e bankës shprehen se, rritja graduale e normave të interesit për bonot e thesarit, në muajt e parë të këtij viti është e pritshme.

Sipas tyre, kjo lidhet me një rritje graduale të normave të interesit në tregjet financiare, teksa edhe Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka dhënë sinjale për rritjen e normës bazë të lekut për periudhën në vijim.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – SHBA do të rrisë praninë e trupave në Poloni nëse Rusia sulmon Ukrainën
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Presidenca ime një sfidë, por edhe përparim i madh