TIRANË, 20 janar /ATSH/ Bonot e thesarit me maturim 12-mujor u emetuan me një normë interesi mesatar prej 1.59 %, nga 1.57 % që ishte ky tregues në ankandin e mëparshëm.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, në ankand u emetua e gjithë vlera e parashikuar prej 9.2 miliardë lekësh, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura ishte 10 miliardë lekë.
Ekspertët e bankës shprehen se, rritja graduale e normave të interesit për bonot e thesarit, në muajt e parë të këtij viti është e pritshme.
Sipas tyre, kjo lidhet me një rritje graduale të normave të interesit në tregjet financiare, teksa edhe Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka dhënë sinjale për rritjen e normës bazë të lekut për periudhën në vijim.
/j.p/r.e/
