Ballina Ekonomi

IKMT nis pastrimin e inerteve në Pyllin e Sodës

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Ditën e sotme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për pastrimin e zonës në Pyllin e Sodës, në Vlorë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë vijës bregdetare nisi në qershor të vitit të shkuar.

Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhjetë më të pasurit në botë dyfishuan pasurinë gjatë pandemisë
Artikulli tjetërCërrik, impianti i përpunimit të mbetjeve organike redukton ndotjen