Ballina Aktualitet

Zhupa: Imazhet e dhunës së Berishës në të gjithë botën

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Partia Demokratike publikoi sot një video me pamje nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në datën 8 janar në selinë e PD-së.

Duke iu referuar medies ndërkombëtare, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se, “imazhet e dhunës së Berishës janë publikuar në të gjithë botën”.

Sipas saj, pas shpalljes non grata, Berisha kërkoi të marrë PD me dhunë.

“8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediet kryesore”, theksoi Zhupa.

“Jo vetëm shqiptarët, por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë PD”, tha Zhupa.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bashki të Forta”, grante për më shumë shërbime ndaj qytetarëve
Artikulli tjetërQeveria reagon pas kërkesës së ndërkombëtarëve për referendumin serb