Agjencia Telegrafike Shqiptare

Zhupa: Imazhet e dhunës së Berishës në të gjithë botën

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Partia Demokratike publikoi sot një video me pamje nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në datën 8 janar në selinë e PD-së.

Duke iu referuar medies ndërkombëtare, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se, “imazhet e dhunës së Berishës janë publikuar në të gjithë botën”.

Sipas saj, pas shpalljes non grata, Berisha kërkoi të marrë PD me dhunë.

“8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediet kryesore”, theksoi Zhupa.

“Jo vetëm shqiptarët, por e gjithë bota e mori vesh se si Sali Berisha pas shpalljes non grata kërkoi të marrë me dhunë PD”, tha Zhupa.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version