Ballina Flash

PD: Berisha dhe banda e tij dështuan me turp

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Partia Demokratike publikoi sot një video ku tregohet pjesëmarrja në protestën e së shtunës në selinë e PD të 5 shtetasve nga Kosova.

PD thekson se, “Berisha dhe banda e tij dështuan me turp sepse demokratët i braktisën”.

“Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”, thekson PD.

“Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunën për javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën”, shton PD.

“Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”, thekson PD. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolitika dhe administrimi fiskal ndikim në rritjen e të ardhurave
Artikulli tjetër109-vjetori i Policisë, Rama: Respekt për të gjithë kontribuesit e saj