Ballina Flash

Parashikimi i motit, 11 janar 2022

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonat malore verilindore dhe juglindore reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 15-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/11 Re shi/diell
Kukës -1/4 Re borë
Lezhë 4/8 Re shi/diell
Dibër -2/2 Re borë
Durrës 3/12 Re shi/diell
Tiranë 3/11 Re shi/diell
Elbasan 4/13 Re shi/diell
Berat 1/12 Re shi/diell
Vlorë 5/9 Re shi/diell
Korçë 0/6 Re shi/borë
Gjirokastër 2/7 Re shi/diell
Sarandë 5/9 Re shi/diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – SHBA i ofron Rusisë ndryshime në vendosjen e trupave për të zbutur krizën në Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/01/2022