Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/01/2022

WUHAN (Kinë) – Dyvjetori i njoftimit të Kinës për vdekjen e parë nga pneumonia atipike, e quajtur më vonë Covid-19.

VILNIUS (Lituani) – Hyrja në fuqi e pasaportës së detyrueshme Covid për deputetët.

AUSTRI – Hyrja në fuqi e mbajtjes së maskës së detyrueshme FFP2 në natyrë kundër variantit Omicron të Covid-19 dhe forcimi i kontrolleve të kalimit shëndetësor në dyqane.

BRATISLAVË (Sllovaki) – Vizitë e kryeministrit çek, Petr Fiala.

ZVICER – Forumi Ekonomik Botëror publikon raportin e tij vjetor mbi rreziqet globale.

AMSTERDAM (Holandë) – Konferencë e rregullt për shtyp e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) për Covid-19.

TORONTO (Kanada) – 100-vjetori i injektimit të parë të insulinës në një pacient me diabet.

UASHINGTON – Publikimi i raportit të Bankës Botërore mbi Perspektivën Ekonomike Globale.

GUANTANAMO (Kubë) – 20-vjetori i mbërritjes së të burgosurve të parë në bazën detare amerikane në Guantanamo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 11 janar 2022
Artikulli tjetërKoçi për ATSH-në: Divjaka destinacioni i rreth 500 mijë vizitorëve vitin e kaluar