Ballina Bota

NJU JORK – Pfizer: Së shpejti vaksina antiOmicron

NJU JORK, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla njoftoi se vaksina kundër Omicron do të jetë gati në mars dhe kompania ka filluar tashmë prodhimin e dozave.

Bourla shpjegoi në një intervistë për CNBC se ”vaksina do të jetë efektive edhe kundër varianteve të tjera të Covid-19 që do të qarkullojnë”.

”Një dozë e vaksinës përforcuese kundër Omicron mund të jetë gati deri në vjeshtë”, njoftoi ndërkohë edhe drejtori ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

”Kompania farmaceutike aktualisht është duke punuar për prodhimin e një doze përforcuese kundër variantit më të ri Covid-19”, njoftoi Bancel.

Në CNBC, Bancel tha se doza përforcuese mund të kryhet në krahë në çdo farmaci duke nisur që nga vjeshta.

”Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përpiqemi të qëndrojmë përpara një virusi dhe jo pas virusit”, tha ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVefior Tusho, përfitues i programit të praktikave profesionale 6-mujore
Artikulli tjetër5 milionë euro për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete