Ballina Ekonomi

AAC kryen demonstrimin e parë të dronëve

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) bën të ditur se ka kryer demonstrimin e parë të mjeteve pa pilot (dronëve) në një ambient të sigurtë.

Sipas AAC-së, mjetet e operimit pa pilot do të japin kontribut shumë të rëndësishëm në fushat e biznesit dhe shërbimeve publike.

“U zhvillua zyrtarisht demostrimi i parë i mjeteve pa pilot (droneve), në një ambient të sigurtë dhe në përputhje me praktikat më të mira të aktiviteteve të tilla të ngjashme. Ndërkohë që AAC po punon për transpozimin dhe implementimin e rregullave Evropiane në lidhje me dronet, duke njohur dhe vlerësuar faktin, që mjetet e operimit pa pilot do të japin kontribut shumë të rëndësishëm në fushat e biznesit dhe shërbimeve publike”, informon AAC.

Sipas AAC-së, teknologjia e re do të rrisë eficiencën e aktiviteteve shtetërore në kuadër të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Vetizolohen presidenti dhe kryeministri bullgar
Artikulli tjetërHaradinaj në Hagë: Këtu ende shoh dokumente që shkruajnë “Kosova Metohija”